MASHT

MINISTRIA E ARSIMIT PREZANTON POLITIKAT, VEPRIMET DHE DOKUMENTET PËR MBROJTJEN E FËMIJËS

21 Dhjetor, 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Republikës së Kosovës, respektivisht Forumi Nacional për Shkolla Miqësore, në koordinim me organizatat Syri i Vizionit dhe Save the Children, organizuan Konferencën për politikat e mbrojtjes së fëmijës: Promovimi i politikave, veprimeve dhe dokumenteve të zhvilluara me interes për fëmijët në institucionet e arsimit parauniversitar.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci me këtë rast ka thënë se, mbrojtja e fëmijëve është prioritet i padiskutueshëm, i cili realizohet duke punuar në disa fronte njëherësh, me politika dhe veprime.

Ministrja Nagavci ka falënderuar secilin kontribues, qoftë në hartim të dokumenteve, politikat të cilat janë miratuar, rregulloret e brendshme dhe në angazhimin e tyre që të kemi shkolla miqësore dhe të sigurta.

Ministrja Nagavci tha se, dokumentet dhe politikat e miratuara janë obligim parësor, për të mundësuar pastaj veprimet nga ana e shkollave apo komuniteteve tjera të cilat punojnë me fëmijë.

Duke folur për arritjet e shënuara sa i përket veprimeve dhe politikave për mbrojtjen e fëmijës, ministrja Nagavci tha, në Ministrinë e Arsimit është duke punuar shumë, për të ofruar kushte dhe shërbime më të mira edukativo-arsimore, duke nisur që nga fëmijëria e hershme, pasi investimi në grupmoshat e reja rrit premisat për zhvillimin e fëmijëve në nivele tjera.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci tha se, MAShTI ka punuar në kompletimin e infrastrukturës ligjore dhe dokumenteve strategjike për të rritur cilësinë në arsim, ndërsa ka folur edhe për finalizmin e rregullores për rekrutimin e stafit të ri, në mënyrë që të evitohen problematikat në rastet e mungesës së mësimdhënësve dhe plotësimit të vendeve të punës në institucionet arsimore.

Krahas politikave dhe veprimeve për mbrojtjen e fëmijës, ministrja Nagavci tha se, është e përkushtuar edhe në fuqizimin e e mekanizmave të cilat rrisin përkushtimin brenda shkollave tona, për të reaguar në mënyrë efektive ndaj çdo problemi me të cilin ballafaqohen fëmijët tanë.

Last modified: 21 Dhjetor, 2023

Comments are closed.