MASHT

Ministria e Arsimit krijon mundësi të reja për partneritet me universitete të ndryshme evropiane

22 Korrik, 2011

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Nehat Mustafa së bashku me Këshilltarin e Ministrit z. Nuri Bexheti, pritën një delegacion nga Asociacioni i Universiteteve të Euroazisë të kryesuar nga Dr. Mustafa Aydin, i shoqëruar nga Dr. Mixhait Reçi përfaqësues nga Kolegji Universitar ILIRIA, anëtar i këtij asociacioni.

Me këtë rast z. Mustafa Aydin prezantoi punën e asociacionit si dhe bashkëpunimin që ka ky asiociacion me universitetet e rajonit e posacërisht me ato nga Kosova. Në këtë takim u prezantua mundësia e shkembimit të studentëve dhe profesorëve mes universiteteve të Kosovës dhe Universiteteve anëtare të këtij asociacioni, si dhe përfshirjen e tyre në projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore.

Zëvendës Ministri Mustafa, shprehi mirënjohjen për mundësinë që ju është prezantuar universiteteve të kosovës për anëtarësim në këtë asociacion. Ai theksoi se shkëmbimet e studentëve dhe profesorëve janë të mirëseardhura sepse ato kontribojnë në marrjen e përvojave të mira të të gjitha vendeve, me qëllim të ngritjes së cilësisë së studimeve dhe aftësimit më të mirë të tyre për punë profesionale dhe atë kërkimore-shkencore.

Z. Mustafa u zotua se Ministria e Arsimit do të përkrahë fuqishëm iniciativat e bashkëpunimit të universiteteve kosovare me ato të asociacionit të universiteteve të Euroazisë, duke vlerësuar se këto bashkëpunime do të kontribuojë në hapjen e mëtutjeshme të perspektivave të reja për studentët kosovarë në botë.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.