24 Korrik 2020
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka uruar nxënësit pjesëmarrës në edicioninin e parë të olimpiadës “Cyberspace Mathematical Competition – CMC 2020”.
Në këtë Olimpiadë, e cila është organizuar virtualisht nga Asociacioni i Matematikanëve të Amerikës me mbështetjen e forumit të njohur AOPS, kanë marrë pjesë 75 shtete, ndërsa ekipi i Kosovës, respektivisht nxënësit Lorik Ramosaj dhe Dren Neziri kanë fituar Mirënjohje Nderi.
Ministri Likaj shpreh falënderim për Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës dhe ekipin e Kosovës, të cilët e kanë përfaqësuar vendin dinjitetshëm dhe thekson se MASh do të jetë gjithmonë në përkrahje të të rinjve të talentuar në fusha të ndryshme.
Last modified: 8 Qershor, 2022