MASHT

MINISTRI LIKAJ U TAKUA ME PËRFAQËSUESIT E INSTITUCIONEVE PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË

17 Qershor, 2020

17 Qershor 2020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Institucioneve Private të Arsimit të Lartë (IPAL), me të cilët ka biseduar për gjendjen aktuale në këto institucione, por edhe për sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen.

Ministri Likaj, me këtë rast theksoi rëndësinë që kanë IPAL në zhvillimin e arsimit të lartë, ndërsa tha se është i gatshëm për të bashkëpunuar brenda kompetencave ligjore.

Po ashtu, Ministri i garantoi të pranishmit se përfaqësuesit e universiteteve publike dhe të IPAL do të jenë pjesë e hartimit të politikave publike të arsimit të lartë, në mënyrë që të punohet bashkërisht për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në përgjithësi.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.