MASHT

MINISTRI LIKAJ PRITI PËRFAQËSUES SË QENDRËS SË BOTIMEVE PËR DIASPORËN

1 Korrik, 2020

01 Korrik 2020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka pritur sot përfaqësues të Qendrës së Botimeve për Diasporën, me të cilët ka biseduar rreth mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë.

Ministri Likaj theksoi rëndësinë që ka mësimi i gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare për fëmijët shqiptarë që jetojnë në diasporë, prandaj theksoi se MASh është e gatshme që të mbështesë mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë.

Gjatë takimit u bisedua për kurrikulat, zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe tekstet shkollore për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë.

Po ashtu, u theksua nevoja që të vazhdojë bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, në bazë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes dy vendeve, e cila ka si qëllim organizimin e mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.