29 Shtator 2020
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka pritur sot në takim nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Fikrim Damka, i cili është edhe kryetar i Partisë Turke të Kosovës- KDTP, deputeten Fidan Birna- Jilta dhe ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan.
Në këtë takim është biseduar për gjendjen aktuale në të gjitha nivelet e arsimit, për ecurinë e vitit shkollor dhe fillimin e vitit akademik 2020/2021 në rrethana të pandemisë dhe harmonizimin ligjor për secilin komunitet në arsim parauniversitar dhe arsimin e lartë.
Gjatë këtij takimi, theksi u vu te tekstet shkollore në gjuhën e komuniteteve, përzgjedhja e mësimdhënësve meritor për lëndën e gjuhës shqipe në shkollat me mësim në gjuhën turke dhe përfaqësimi i secilit komunitet me kuota të përcaktuara në universitete.
Ministri Likaj gjithashtu foli për angazhimin e Ministrisë së Arsimit që komuniteteve pakicë t’iu ofrohet arsim cilësor.
Me respekt,
Last modified: 8 Qershor, 2022