MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI NË TAKIM REKTORËT E UNIVERSITETEVE PUBLIKE TË KOSOVËS

1 Korrik, 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti sot në takim rektorët e universiteteve publike të Kosovës, me të cilët bisedoi për kërkesat e universiteteve lidhur me numrin e studentëve, të cilët do të regjistrohen në vitin e ri akademik 2019/20.

Ministri Bytyqi tha se, është në proces shqyrtimi i kërkesave zyrtare nga universitetet për caktimin e numrit të studentëve, për çka së shpejti do ta kenë përgjigjen në këto kërkesa.Gjithashtu, ministri Bytyqi theksoi se miratimin e kërkesave të universiteteve publike për numrin e studentëve, MAShT e bën duke u bazuar në vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, respektivisht Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Last modified: 9 Qershor, 2022

Comments are closed.