MASHT

Ministri Bytyqi priti kryesinë e Unionit të Studentëve të Kosovës

5 Tetor, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim kryesinë e Unionit të Studentëve të Republikës së Kosovës (USRK ). Ministri Bytyqi, me këtë rast, iu premtoi mbështetjen e plotë të Ministrisë së Arsimit në realizmin e aktiviteteve të kësaj organizate, në promovimin e të drejtave dhe barazisë së studentëve.

Ministri Bytyqi tha se, Unioni i Studentëve edhe në të kaluarën pati një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave të studentëve, por edhe në historinë e Kosovës.

Ndërsa, kryetari USRK, z. Arben Mehmeti, foli rreth aktiviteteve të kësaj organizate, bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, universitetet publike dhe kolegjet private, si dhe angazhimet e vazhdueshme në përcjelljen dhe implementimin e trendeve më bashkëkohore në arsimin e lartë dhe largimin e barrierave rreth diskriminimit të studentëve.

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.