MASHT

Ministri Bytyqi ka vizituar objektin e FShMN-së që është kapluar nga zjarri

6 Tetor, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Shyqiri Bytyqi ka dalë sot pasdite në vendngjarje, ku është kapluar nga zjarri një pjesë e madhe e objektit të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ministri Bytyqi ka parë nga afër dëmët që janë shkaktuar nga zjarri në këtë objekt, i cili frekuentohet çdo ditë nga qindra studentë, ndërsa ka kërkuar që sa më shpejt të mësohen shkaqet e këtij dëmi që i është bërë universitetit më të madh publik në vend.

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.