MASHT

MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË CEREMONINË E BETIMIT TË 38 VULLNETARËVE TË KORPUSIT TË PAQES

7 Gusht, 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi mori pjesë në betimin solemn të shërbimit për 38 vullnetarë të rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të Korpusit të Paqes në Kosovë. Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, drejtoresha e Korpusit të Paqes, Darlene Grant, anëtarë të familjeve nikoqire.

Ministri Bytyqi me këtë rast ka theksuar se, miqësia e popullit kosovar për atë amerikan është e mbjellë në gjithçka që Amerika ka bërë për Kosovën.

“Programi juaj që po ofrohet në bazë vullnetare, me fokus ofrimin e ndihmës për shoqëritë e vendeve të ndryshme, duke ofruar informacion për kulturën dhe traditën amerikane dhe njëkohësisht njohjen dhe traditën e popujve nikoqirë, tashmë ka zënë vend edhe në Kosovë, për çka edhe u jemi mirënjohës”, ka thënë ministri Bytyqi.

Ministri Bytyqi foli edhe për ndihmën e madhe që kanë dhënë SHBA-të në procese të rëndësishme në arsim, si dhe në mbështetjen e mësimdhënësve përmes programit të Korpusit të Paqes.

Kjo ceremoni ishte kurorëzim i punës dhe përkushtimit të 38 vullnetarëve, pas përfundimit të trajnimit të tyre prej dhjetë javësh për gjuhën, kulturën si dhe trajnime teknike.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.