MASHT

Ministri Buja priti në takim Bordin e Universitetit “Haxhi Zeka”

2 Shtator, 2014

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, ka pritur në takim drejtuesit e Bordit të Universitetit ‘Haxhi Zeka” në Pejë, ku është njoftuar rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri akademik 2014/ 2015.

Ministri Buja, me këtë rast ka theksuar se, Ministria e Arsimit në vazhdimësi ka qenë e gatshme për të ndihmuar universitetet e reja publike në krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për studentët dhe stafin akademik.

Ministri Buja falënderoi drejtuesit e Universitetit Publik të Pejës, për përkushtimin e tyre serioz në përgatitjen e kuadrove të reja dhe për punën e bërë në kompletimin e infrastrukturës ligjore, stafit akademik dhe adaptimin e objekteve për mbarëvajtje të punës.

Ndërsa, rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Naser Mrasori, tha se në këtë universitet ka pasur punë dhe rezultate dhe ato janë për t’u shënuar, falë mbështetje gjithëpërfshirëse që ka pas dhe vazhdon ta ketë ky institucion.

Mrasori theksoi se tani më janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri akademik, ndërkaq shprehu edhe vlerësimin e tij për stafin e akademik për të cilët tha se janë me kualifikim të përshtatshëm për të qenë pjesë e këtij institucioni.

Last modified: 31 Gusht, 2022

Comments are closed.