MASHT

Ministri Buja: Premtojmë një epokë të sukseseve “Është nder dhe kënaqësi, por gjithsesi edhe privilegj që sot unë këtu t’ju drejtohem juve në një evenimet të këtillë çfarë jemi, për faktin se që 37 vjet më parë u nis rrugëtimi, pati ndërprerje të vogla

15 Gusht, 2011

Sipas tij, kjo flet për përkushtimin shumë serioz të atyre që e nisën e vazhduan dhe do të vazhdojnë përsëri. “Kur të tjerët flasin për ne pa dyshim që merret më serioz dhe Ju të nderuar albanologë që vini nga vendet e ndryshme të botës, këtë vërtetësi për Kosovën dhe shqiptarët e bëtë më të fuqishme në botë dhe kjo na ndihmoi shumë”, tha ministri Buja, duke shtuar se tridhjetë seminarët janë organizuar në rrethana tepër të veçanta dhe të jashtëzakonshme. Ministri Buja tha se sot nuk po e bëjmë vetëm hapjen e zakonshme, por premtimin e një epoke të re, një epokë të re të sukseseve që mund t’i numërojmë dhe rendisim bashkë. Seminari i Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të mbahet në Prishtinë prej 15 deri më 27 gusht, ndërkaq MASHT është mbështetës kryesor i këtij seminari.

Prishtinë, 15 gusht 2011 -Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Ramë Buja, ka marrë pjesë sot në hapjen e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

“Është nder dhe kënaqësi, por gjithsesi edhe privilegj që sot unë këtu t’ju drejtohem juve në një evenimet të këtillë çfarë jemi, për faktin se që 37 vjet më parë u nis rrugëtimi, pati ndërprerje të vogla, por nuk u ndalë asnjëherë”, ka thënë më këtë rast ministri Buja.

Sipas tij, kjo flet për përkushtimin shumë serioz të atyre që e nisën e vazhduan dhe do të vazhdojnë përsëri.
“Kur të tjerët flasin për ne pa dyshim që merret më serioz dhe Ju të nderuar albanologë që vini nga vendet e ndryshme të botës, këtë vërtetësi për Kosovën dhe shqiptarët e bëtë më të fuqishme në botë dhe kjo na ndihmoi shumë”, tha ministri Buja, duke shtuar se tridhjetë seminarët janë organizuar në rrethana tepër të veçanta dhe të jashtëzakonshme.

Ministri Buja tha se sot nuk po e bëjmë vetëm hapjen e zakonshme, por premtimin e një epoke të re, një epokë të re të sukseseve që mund t’i numërojmë dhe rendisim bashkë.
Seminari i Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të mbahet në Prishtinë prej 15 deri më 27 gusht, ndërkaq MASHT është mbështetës kryesor i këtij seminari.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.