MASHT

Ministri Buja pėruroi Shkollėn Fillore “Lidhja e Pejës”

5 Nëntor, 2011

Ministri i Arsimit, Shkences dhe Tekonolgjisė, z.Ramė Buja, nėnkryetari i Parlamentit tė Kosovės, z.Xhavit Haliti, dhe kryetari i Komunės sė Pejės, Ali Berisha, pėruruan sot shkollėn fillore “Lidhja e Pejės” nė fshatin Novosellė tė Pejės.

Me kėtė rast, Ministri Buja ka pėrgėzuar nxėnėsit, mėsimdhėnėsit dhe fshatarėt e kėsaj ane pėr objektin e ri tė shkollės, duke uruara qė tė arrijnė suksese tė larta nė mėsim.

“Qeveria e Kosovės dhe MAShT nuk po rendin se vepruari pėr tė krijuar kushte tė mira pėr arsim, qė arsimi tė jetė kulmi i sė mirės nė Kosovė.
Investimet qė po bėjmė janė tė duhura, nuk janė tė shumėta, por nuk janė edhe tė mjaftueshme. Nėse arrijmė qė Kosovėn ta bėjmė shtet tė dijes, ne kemi realizuar objektivėn tonė”, ka thėnė ministri Buja.

Ministri tha se jemi nė fokus tė integrimeve evropiane, pėr tė shtuar se “ne jemi pjesė e Evropės, por ne duam tė jemi pjesė e saj jo vetėm politikisht, por duam qė tė integrohemi tė ditur”.

Tė pranishmit i pėrshėndeti edhe nėnkryetari i Parlamentit tė Kosovės, Xhavit Haliti, i cili fillimisht foli pėr tė kaluarėn e hershme dhe tė tashme historike tė kėtij lokaliteti, pėr kontributin dhe sakrificėn e brezave tė tėrė nė pėrpjekjet pėr pavarėsinė e vendit.

Haliti, ndėr tjera, tha se ndėrtimi i kėsaj shkolle njėherėsh ėshtė pėrmbushje e amanetit tė gjeneratave tė tėra tė cilėt sakrifikuan ēdo gjė pėr lirinė e vendit tonė. “Ju takon juve arsimtarė tė nderuar dhe nxėnės tė dashur qė ta ruani e nderoni me suksese tė larta. Tashmė keni kushte shumė tė mira dhe uroj qė me punėn dhe sukseset tuaja tė arsyetoni investimet qė po i bėnė Qeveria e Republikės sė Kosovės”, ka thėnė ai.

Ndėrsa kryetari i Komunės sė Pejės, Ali Berisha, ka falėnderuar Qeverinė e Kosovės dhe MAShT-in pėr ndėrtimin e shkollės. ” Kjo shkollė e bukur ėshtė njė mundėsi mė shumė qė tė arrini suksese tė larta mėsimi. Tė investosh nė arsimimin e tė rinjve do tė thotė tė investosh nė tė ardhmen e vendit”, Berisha.

Ndryshe, objekti i ri shkollor ka 18 dhoma mėsimi, bibliotekėn, dhoma pėr laborator dhe hapėsira tjera pėrcjellėse.
Investimet nė vlerė rreth 1 milion e gjysme euro pėr ndėrtim tė shkollės i ka bėrė Ministria e Arsimit.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.