MASHT

Ministri Buja mori pjesë në 10 vjetorin e Universitetit të Evropës Juglindore

15 Mars, 2012

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja, mori pjesë në ceremoninë e 10 vjetorit të Universitetin e Evropës Juglindore – Tetovë, përkatësisht të studentëve të diplomuar në këtë institucion. Kjo ceremoni përveç tjerash pati për qëllim që të diplomuari edhe njëherë të takohen dhe të këmbejnë përvoja dhe ide për të ardhmen e tyre.

Ministri Buja më këtë rast tha se ndjehet shumë i nderuar që merr pjesë në këtë ceremoni jubilare shumë simpatike të këtij institucioni. “Është kënaqësi e veçantë të gjendesh në mesin e studentëve të cilët kanë mbaruar një cikël studentorë, janë në rrjedha të ciklit tjera dhe kanë pretendimet për ciklet e radhës ” tha ministri dhe shtoi: “Kjo më bënë shumë të lumtur se kamë të bëjë me njerëz të dijes dhe s`ka gjë më simpatike. Ju sot po kontribuoni seriozisht në të gjitha segmentet që ka shteti i Kosovës dhe kjo është e veçanta”.

Në vazhdim ministri Buja theksoi se “ky takim që para së gjithash ka për qëllim të këmbeni edhe përvojat tuaja në punën praktike jetësore por edhe të tregoni njëri tjetrit se ku jeni me avancimet tuaja , ku do të shkoni bashkë apo ku ndaras në rrugëtimin tuaj për njohuri të reja andaj ju përgëzoi”.

Ndërkaq duke uruar studentët e diplomuar suksese të reja, ministri Buja tha se është i gëzuar që ka qenë pedagog i këtij Universiteti, dhe se ndjenë kanqësi të veçantë për studentët të cilët sipas tij vërtetë kanë sjellë vlera të mira në shoqërinë tonë.

Të pranishmit i përshëndetën edhe Rektori, Pr. Dr. Zamir Dika dhe Kryetari i Bordit, Pr.Dr. Denis Farington të cilët gjithashtu kanë përgëzuar studentët për angazhimet e tyre dhe studimet e mëtutjeshme në fus atë ndryshme të dijes.

Ndryshe Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë , sot ka rreth 8 mijë studentë, në 5 fakultete ku zhvillohen 36 programe mësimore sipas sistemit të Bolonjës.

Në orët e vona, ministri Buja, mori pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së lokaleve të Bankës Botërore (BB) në Prishtinë. Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe znj. Jane Armitag, koordinatore e BB për Evropën Juglindore si dhe z. Jan Peter Oltens, menaxher i zyrës së BB në Kosovë. Banka Botërore është ndër donatorët kryesorë të proceseve arsimore në Kosovë.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.