MASHT

Ministri Buja: Femra është kryesorja në procesin edukativo – arsimor të Kosovës

8 Mars, 2012

Ministri i i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja , mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temën”Fuqizimi i rolit të gruas nga vendet rurale- Sfidat dhe mbështetja institucionale,” të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, i cili u mbajt në shenjë të 8 Marsit – Ditës së Gruas.

Ministri Buja, me këtë rast, tha se roli dhe pozita e gruas në Kosovë është përmirësuar dukshëm, ndonëse ende nuk është në nivelin e dëshiruar, ndërkaq përmendi një sërë aktesh normative dhe mekanizmash, që favorizojnë të drejtën e gruas në shoqërinë tonë.

“Femra shqiptare është kryesorja në procesin edukativo – arsimor të Kosovës”, ka thënë ministri Buja, derisa ka urura të gjitha femrat për 8 Marsin.

“Kemi 22 akte ligjore të harmonizuara edhe me akte ndërkombëtare, si dhe mekanizma tjerë që janë krijuar për të mbrojtur të drejtën e femrës. Por, ne duhet të punojmë më shumë për të fuqizuar akoma më shumë rolin e gruas në shoqërinë tonë”, tha ministri Buja.

Ministri theksoi se angazhimi i femrës në nivelin rural nuk ka mundësi të ndodhë pa arsimin dhe aftësimin profesional e që është trend evropian. Në këtë kontekst, ministri Buja tha se këtë vit në bashkëpunim me ndërkombëtarët do të themelojmë edhe Agjencionin për Arsim dhe Aftësim Profesional, ndërkohë që janë 13 grupe punuese për të ndihmuar ngritjen e nivelit arsimor të femrës sonë.

Ministri foli edhe për përqindjen e përfshirjes së femrave në vendimmarrje në MAShT dhe në institucionet arsimore të vendit.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.