Në kuadër të shënimit të aktiviteteve të 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ndër aktivitete të tjera, ka pritur edhe nxënësit e klasës së katërt të shkollës fillore “Ibrahim Banusha” të Shalës së Lipjanit, e cila njëherit , nga USAID është shpallur “Klasa e shekullit 21” .
Me këtë rast, përveç urimeve për Ditën e Fëmijëve, ministri Bajrami dhe nxënësit biseduan për çështje të ndryshme që i preokupojnë nxënësit, e sidomos për dëshirat dhe preferencat e nxënësve për profesionin e tyre në të ardhmen.
Ministri iu premtoi atyre se po punohet shumë për krijimin e ambientëve të mira shkollore, për mësimdhënie dhe mesimnxënie cilësore, ku ata përveç se do të mësojnë, edhe do të argëtohen.
Last modified: 29 Gusht, 2022