MASHT

Ministri Bajrami priti drejtorin e përgjithshëm të Agjensionit Austriak për Zhvillim

16 Shkurt, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka pritur sot në takim drejtorin e përgjithshëm të Agjensionit Austriak për Zhvillim (ADA), z. Martin Ledolter, të shoqëruar nga drejtori i zyrës së së këtij Agjensioni në Kosovë, z. Christian Geosits.

Ministri Bajrami ka falënderuar shtetin austriak për ndihmën e madhe që i ka dhënë dhe po vazhdon t’i japë arsimit kosovar në procese të rëndësishme në të gjitha nivelet e arsimit, sidomos në arsimin e lartë.

Në takim është biseduar edhe për kontributin që do të japë Agjensioni për projekte si HigherKos dhe Alled, për mbështetjen e Austrisë për themelimin dhe fuqizimin e zyrave për ngritje të cilësisë si: Agjencisë së Kosovës për Akreditim, NARIC-ut, Zyrës për Zhvillim Akademik në UP, etj.

Gjatë takimit është biseduar edhe për kontributin e Agjensionit në zhvillimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe akteve nënligjore të tij.

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.