MASHT

Ministri Bajrami priti në takim rektorin e Universitetit të Sheffield-it

16 Shkurt, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, priti në takim rektorin e

Fakultetit Ndërkombëtar të Universitetit të Sheffield-it “City College”, Ioannis Ververidis, me të cilin kanë diskutuar lidhur me partneritetin në mes të Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë me këtë universitet prestigjioz.

Ministri Bajrami, me këtë rast ka vlerësuar se bashkëpunimi i filluar vite më parë me këtë Universitet, ka qenë një mundësi e mirë për të rinjtë kosovar, të cilët kanë arritur suksese në studime dhe më pas janë kthyer dhe po kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

Rektori Ververidis e njoftoi ministrin Bajrami për rezultatet që po tregojnë studentët kosovarë që aktualisht janë duke studiuar në këtë Universitet, ndërsa u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit për përkrahjen e të rinjve kosovar përmes bursave të përbashkëta. 

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.