MASHT

Ministri Bajrami po qëndron për vizitë zyrtare në Itali

22 Shkurt, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Italisë, ku ka vizituar disa univresitete, me ç’rast është vlerësuar nevoja për bashkëpunim në nivelin e arsimit të lartë me qëllim të shkëmbimit të përvojave të përbashkëta, nxitjen e mobilitetit të profesorëve dhe studentëve, si dhe  lidhjen e programeve studimore me nevojat e tregut të punës. 

Në kuadër të kësaj vizite, ministri Bajrami është pritur nga ministri i Republikës së San Marinos, z. Giuseppe Maria Morganati dhe nga ministri i Vatikanit, dr. Antonio Leonardo Montuoro, me propozimin e të cilit ministri Bajrami u nderua me çmimin për promovimin e paqes dhe humanizmit në botë. Në ceremoninë e ndarjes së këtij çmimi mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, znj. Bukurije Gjonbalaj.

Në vazhdim të kësaj vizite, ministri Bajrami ka realizuar një vizitë pune edhe në Institucionin CONFAO, ku është pritur nga presidenti i CONFAO-s, dr.Giuseppe Martinez dhe profesoresha Liliana Borrello. Ky institucion promovon mundësi të orientimit dhe përgatitjes së studentëve përmes programeve studimore që ndërlidhen me nevojat e tregut të punës.

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.