MASHT

Ministri Bajrami priti ambasadorin e Hungarisë

7 Tetor, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Hungarisë, z. Laszlo Markusz, me të cilin bisedoi për çështje të rëndësishme për arsimin në Kosovë.

Ministri Bajrami vlerësoi lart mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi, ndërkaq shtoi se, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë duhet të zgjerohen në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në fushën e  arsimit.

Ndërsa, ambasadori i Republikës së Hungarisë, z. Laszlo Markusz, shprehu gatishmërinë e qeverisë së tij për të vazhduar mbështetjen për Kosovën dhe proceset e saj të integrimeve euroatlantike.

Në kuadër të takimit u bisedua edhe për mundësinë e dhënies së 30 bursave për studentët kosovar, për vitin e ardhshëm akademik.

Last modified: 31 Gusht, 2022

Comments are closed.