MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në prezantimin e Programit të Lidershipit Transformues – Bursa dhe Partneritet

8 Tetor, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, mori pjesë në takimin lansues të programit të certifikimit, i cili realizohet në kuadër të Programit të Lidershipit Transformues.

Ministri Bajrami vlerësoi se, Programi për Transformimin e Lidershipit është programi më i madh i Qeverisë së Kosovës dhe qeverisë amerikane në edukimin e liderëve të rinj, liderë të cilët do të transformojnë Kosovën në sfidat e integrimit evropian dhe demokratizimit të saj.

“ Me kënaqësi e presim kthimin e studentëve tanë pas përfundimti të studimeve dhe integrimin e tyre në shoqërinë kosovare. Presim me padurim që ata të bëhen pjesë e komunitetit akademik të universiteteve tona, pjesë e administratës publike, për të ndihmuar në krijimin e një administrate efikase dhe pjesë e komunitetit të bisnesit”, theksoi ministri Bajrami.

Ministri Bajrami foli edhe për rolin që kanë universitetet amerikane në këtë program, në përgatitjen e kuadrove për biznes dhe për sfidat e transformimit të komunitetit.

Ministri Bajrami po ashtu tha se, komponenta e dytë e këtij programi, mundëson që të rinjtë të trajnohen në fusha të rëndësishme, siç janë sundimi i ligjit, agro- kultura, barazia gjinore dhe fusha të tjera.

TLP – PS është një përpjekje e përbashkët e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për 

Zhvillim Ndërkombëtar ( USAID) dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë 

për  të përmirësuar sistemin e arsimit të lartë të Kosovës, përveç tjerash edhe përmes partneriteteve kryesore të universiteteve në Kosovë me universitetet amerikane.

Last modified: 31 Gusht, 2022

Comments are closed.