MASHT

Ministri Bajrami priti ambasadoren e Francës në Kosovë

19 Nëntor, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, priti në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, znj. Maryse Daviet, me të cilën bisedoi për zhvillimet në sektorin e arsimit në Kosovë.

Ministri Bajrami, ka shprehur  keqardhje për sulmin terrorist në Paris, ngjarje kjo e cila siç tha ministri,  ka tronditur gjithë civilizimin në përmasa globale. Ndërsa, ambasadorja Daviet falënderoi popullin e Kosovës që ndau dhembjen me popullin francez.

Në këtë takim, u bisedua edhe për të arriturat, synimet dhe sfidat që e përcjellin sektorin e arsimit, me ç’rast, ministri Bajrami theksoi  se ende nuk janë përmbushur kërkesat  dhe synimet tona në aspektin e cilësisë në arsim.

Ministri Bajrami dhe ambasadorja Daviet biseduan edhe për  zhvillimet aktuale në arsimin e lartë, si dhe për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në Universitetin e Prishtinës.

Ambasadorja Daviet shprehu përkushtimin për mbështetje të vazhdueshme për arsimin në Kosovë. Ndërsa, theksoi shteti i saj do të vazhdojë të ndihmojë edhe përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë.

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.