MASHT

Ministri Bajrami po qëndron për një vizitë zyrtare në Poloni

25 Janar, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , z Arsim Bajrami, gjatë vizitës në Warshawë (Poloni), ka zvilluar disa takime me përfaqësuesit e kompanisë prestigjioze “PEARSON Education” të Anglisë .

Gjatë këtyre takimeve,është biseduar për mundësitë e angazhimit profesional të kësaj kompanie për përgatitjet për testin e ardhshëm ndërkombëtarë PISA 2018, për mundësinë e standardizimit të teksteve shkollore, veçanërisht të shkencave natyrore si : matematika, biologjia, fizika, kimia etj.

Pos këtyre , është kërkuar ndihma e ekspertëve të “PEARSON Education” edhe për  trajnimet dhe çertifikimet e mësimdhënësve, në mënyrë qe të ndërmirren hapa konkretë  për ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë. 

“PEARSON”, është kompani botuese Britanike, e cila ka prioritet edukimin, vlerësimin  si dhe është kryesë i shërbimeve profesionale për shkolla dhe drejtëpërdrejtë për nxënës .

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.