MASHT

Ministri Bajrami përmbyll vizitën në SHBA

22 Tetor, 2016

Në përfundim të vizitës pesëditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, i shoqëruar nga rektorët e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, në Uashington kanë zhvilluar një takim pune në Këshillin Amerikan të Edukimit, ku janë pritur nga zyrtarët më të lartë të këtij institucioni.

Në këtë takim është biseduar për rritjen e partneritetit me universitetet amerikane, shkëmbimin e përvojave, si dhe mundësinë e mobilitetit të studentëve dhe profesorëve nëpër institucionet e arsimit të lartë në ShBA.

Delegacioni nga Kosova i drejtuar nga ministri Bajrami, sot kanë vizituar edhe Universitetin “Johns Hopkins”, ku janë pritur nga zyrtarët e Shkollës për Studime të Avancuara Ndërkombëtare, me të cilët është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në nivelin e studimeve të doktoratës, në fushën e lidershipit, ekonomisë dhe diplomacisë. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe profesori Daniel Serwer.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.