Në vijim të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami në Uashington ka zhvilluar takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku është pritur nga zëvendëssekretari i parë i Byrosë Federale për Arsim dhe Kulturë, z. Mark A. Taplin.
Temë e bisedimit ishte implementimi i suksesshëm i skemës së bursave të Programit Fullbright, i cili financon shkëmbimin akademik, përkatësisht bursa studimore për studentët nga Republika e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministri Bajrami, gjithashtu është pritur edhe nga zonja Margot Elise, zëvendësadministratore e parë e Byrosë së USAID-it për Evropë dhe Azi, me të cilën është biseduar për projektet e përbashkëta dhe bashkëpunimin e më tejmë në fushën e arsimit në Kosovë.
![](http://masht.rks-gov.net/uploads/2016/10/fnga-tkimi-me-znjmargot-elise-min.jpg)
Ministri Bajrami gjatë qëndrimit në SHBA së bashku rektorët e Universiteteve Publike të Kosovës dhe përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore, kanë mbajtur një punëtori, në të cilën është biseduar për zbatimin e projekteve të përbashkëta, të cilat kanë për qëllim reformimin dhe zhvillimin e të gjitha niveleve të arsimit në Republikën e Kosovës.
![](http://masht.rks-gov.net/uploads/2016/10/foto-me-rektoret.jpg)
Përveç, këtyre takimeve, ministri Bajrami ka zhvilluar një takim edhe me përfaqësuesit e Korpusit të Paqes, me ç’ rast është pritur nga znj. Kristinë B. Besch, drejtore regjionale e operacioneve të Korpusit të Paqes për regjionin e Evropës, Mesdheut dhe Azisë.
Last modified: 29 Gusht, 2022