MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në takimin e 11 të Institutit Mbarëkombëtar Alb- Shkenca në Tiranë

1 Shtator, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami mori pjesë në Takimin e 11 të Institutit Mbarëkombëtar Alb-Shkenca, në të cilin temë bosht ishte “Roli i Diasporës në botën shqiptare, dje, sot dhe nesër”.

Ministri Bajrami, me rastin e hapjes së punimeve të këtij takimi, ka folur për aktivitetet të cilat janë ndërrmarrë së fundi, në bashkëpunim me ministritë respektive të Shqipërisë dhe Maqëdonisë, për faktorizimin e rolit të ri që duhet ta ketë Diaspora e madhe shqiptare nëpër botë, përmes misionit të transformimit dhe emancipimit të shoqërisë sonë, me anë të zhvillimit të komponentës shkencore dhe zhvillimit të trendeve bashkëkohore që mëtojn jo vetëm rezultate shkencore të avancuara, por edhe indikator të zhvillimit ekonomik të vendeve tona.

Instituti Alb-Shkenca zhvillon veprimtari të gjerë në fushën e kërkimit shkencor dhe teknologjik dhe promovon bashkëpunimin mes shkencëtarëve të shqiptarë nëpër botë.

Ministri Bajrami u zotua në vazhdimin e mbështetjes institucionale të forumeve të tilla. 
Në takimin e 11 të Institutit Mbarëkombëtar Alb- Shkenca kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla, ministri i Bujqësisë, z. Edmond Panariti, ministri i Diasporës, z. Valon Murati, rektorë, dekanë dhe profesorë.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.