MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Shoqatës së të Burgosurve Politikë

20 Dhjetor, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami mori pjesë në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, me ç’rast pranoi edhe Mirënjohje për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetës të aktiviteteve të kësaj shoqate.

Ministri Bajrami ka vlerësuar lartë kontributin e çmuar të ish të burgosurve politikë dhe qëndresën e tyre në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe krijimin e shtetit të Kosovës.

“Ne e kemi shumë më lehtë për të punuar, sepse ju keni punuar në kushte shumë më të rënda dhe ne të gjithë duhet të edukohemi në atë mënyrë që para çdo interesi parcial të jetë interesi i kombit. Ky është shekulli i shqiptarëve dhe shqiptarët duhet ta shfrytëzojnë”, është shprehur ministri Bajrami.

Ndër të tjera, ministri Bajrami ka folur edhe për figurën ëmblematike të veprimtarit të çështjes politike të Kosovës në vitet e 90- ta, z. Adem Demaçi dhe mbështetjen institucionale që i është dhënë botimit të disa librave që flasin për z. Demaçi dhe arkivën e pjesërishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



Ministri Bajrami theksoi se, është detyrim i institucioneve të Republikës së Kosovës që të punojnë në rregullimin e statusit të të burgosurve politikë. 

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.