MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në Samitin e parë DIASPORA SHQIPTARE Të pandarë për Shqipërinë

19 Nëntor, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z Arsim Bajrami mori pjesë në Samitin e parë Diaspora Shqiptare me moton Të pandarë për Shqipërinë, i cili po mbahet në Tiranë. Në këtë Samit po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore te Kosovës dhe Shqipërisë si dhe rreth 2000 mërgimtarë tanë nga të gjitha vendet e botës ndërsa po diskutohet në panele të ndara për çështje të; arsimit, zhvillimit ekonomik,turizmit, diplomacisë dhe sektorë tjerë .

Ministri Bajrami së bashku me Ministren e Arsimit të Shqipërisë znj . Lindita Nikolla ishin bashkë panelist në seancën për edukimin ku u fol për organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, sfidat dhe mundësitë,  i cili zgjoi interesim tek të pranishmit, shumica e të cilëve qenë intelektual të profileve të ndryshme , mësimdhënës në diasporë , arbëresh dhe mërgimtarë  tjerë.

Ministri Bajrami me këtë rast ka përgëzuar të gjithë mësimdhënësit e angazhuar në procesin e mësimdhënies në diasporë të cilët siç tha ai po bëjnë një punë të shkëlqyeshme për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe dhe të identitetit kombëtar. Ndërsa shtoi se ky Samit historik, është një mundësi e mirë për të gjithë që të bashkëbisedojmë për së afërmi për sfidat që kemi dhe mundësitë për tejkalimin e tyre duke shfrytëzuar kapacitetet që kemi.

Në vazhdim, ministri Bajrami theksoi rëndësinë e Kurrikulës së përbashkët dhe Abetares si dhe Draftin e final të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për organizimin e përbashkët të mësimit të Gjuhës Shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë , si një hap i rëndësishëm  integrues gjithëkombëtarë .

Ndërkaq vlerësoi  bashkëpunimin e frytshëm në mes institucioneve më të larta të arsimit , të Kosovës dhe Shqipërisë dhe Ministrisë për Diasporë të Kosovës  në funksion të mbështetjes së mësimit plotësues, bashkërenditjen  në aktivitete  të ndryshme për t`mbajtur gjallë dhe gjuhën dhe traditën tonë kudo që jetojnë bashkë atdhetarët tanë

Ky angazhim i përbashkët ndërinstitucional gjithsesi do të ndikojë edhe në sensibilizimin e prindërve për dërgimin e fëmijëve në mësimin plotësues, por do të reflektohet edhe ngritjen e cilësisë në mësimdhënie theksoi ministri Bajrami.



Në këtë Samit, u theksua nevoja e krijimit te ne data-baze për të gjithë intelektualët, punonjësit shkencor që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës, gjë që siç u tha, do të krijonte mundësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë, por edhe te mbështetjes të të rinjve tanë që eventualisht vazhdojnë studimet jashtë vendit.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.