MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në prezantimin e projekteve të vogla shkencore të financuara nga MAShT

9 Dhjetor, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami mori pjesë në prezantimin e projekteve të vogla shkencore të financuara nga MAShT, ku u prezantuan projekte kërkimore shkencore nga fusha të ndryshme.

Ministri Bajrami, me këtë rast, ka ofruar mështetjen e tij të plotë në stimulimin e hulumtuesve të rinjë përmes ndarjes së fondeve jo vetëm për projekte të vogla, por edhe ato të mëdha, si një indikator i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik dhe industrial të vendit.

“Si Ministri kemi mundur të mbështesim këto kërkime të vogla shkencore, por duhet të rrisim kapacitetet tona edhe sa i përket kërkimeve të mëdha, kërkime të cilat vërtetë paraqesin inovacion dhe progres në këtë fushë. Këto projekte kanë një impakt të rëndësishëm në fushën e kërkimeve shkencore dhe jam i sigurt se do të mund të gjejnë edhe aplikim në përdorim praktik”, theksoi ministri Bajrami.

Ministri Bajrami tha se, duke qenë se po jetojmë në shekullin e sfidave të reja, ku inovacioni dhe kërkimi shkencor janë tregues i zhvillimit ekonomik dhe konkurencës midis shteteve, duhet krijuar mundësitë që kërkuesit dhe hulumtuesit e rinjë të kenë qasje të lehtë në fondet e mëdha evropiane.

Ministri Bajrami, ka folur edhe për mundësitë e aplikimit në fondet e Horizon 2020 dhe fonde të tjera evropiane, përmes projekteve madhore dhe multidiciplinare, të cilat do të qonin drejt një zhvillimi ekonomik dhe industrial të vendit.

Ndërsa, kryetarja e Këshillit të Shkencës, znj. Myzafere Limani, tha se këtë vit janë prezantuar projekte cilësore dhe të aplikueshme, të cilat ndikojnë dukshëm në avancimin e kërkimeve shkencore në Kosovë.

Last modified: 29 Gusht, 2022