MASHT

Ministri Bajrami takoi Koordinatorët për Sigurimin e Cilësisë në Shkolla

8 Dhjetor, 2016

Ministri i Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë z Arsim Bajrami, takoi Koordinatorët për Sigurimin e Cilësisë në Shkolla të komunave Prishtinë, Podujevë , Lipjan dhe Drenas , të cilët këto ditë po mbajnë një trajnim për këtë çështje .

Me këtë rast Ministri Bajrami , i`u ka ofruar mbështetje të plotë koordinatorëve në punën e tyre, njëherësh kërkoi që ata të jenë të angazhuar dhe të përgjegjshëm në përmbushjen e misionit të tyre,  si një mekanizëm shumë i rëndësishëm për sigurimin e cilësisë në shkolla  dhe tha se koordinatorët për sigurim të cilësisë do të doja të jenë mësimdhënësit më të mirë  që ka shkolla, mësimdhënës të karrierës, që e duan arsimin, të cilët  do të jenë partner i fuqishëm i komunës, ministrisë, i prindërve dhe  shoqërisë për të përmirësuar  cilësinë.

Ministri Bajrami duke folur për rezultatin e vlerësimit të PISA 2015, tha se kemi nxënës  shumë të mirë, inteligjent dhe se ata munden më shumë, por ju koordinator të nderuar duhet të jeni shumë  më kërkues ndaj drejtorëve të shkollave, drejtorëve të drejtorive komunale,  ndaj inspektorëve të MASHT- it dhe faktorëve tjerë që të ndërtojmë  një sistem funksional të ndërtimit të cilësisë. 

Në këtë kontekst, ministri Bajrami theksoi se vitin e kaluar është miratuar  Strategjia  për  Sigurimin e Cilësisë  në Arsimin Prauniversitar 2016 /20 , por  tha se ky nuk  nuk do të mbetet veç në letër, andaj  “ ju  ftoi që të jeni të pakompromis  në sigurimin e cilësisë  në raport me kolegët dhe drejtorët aty ku punoni”, theksoi ministri Bajrami.

Në vazhdim, ministri Bajrami, kërkoi nga koordinatorët që të inkurajojnë mësimdhënësit, që të përmirësojnë performancën, të jenë më të angazhuar dhe cilësor në mësimdhënie, ndërsa MASHT do të vlerësojë punën tuaj dhe do të gjejmë edhe forma stimulative për punën tuaj dhe të mësimdhënësve të dalluar.  Do të kërkojmë që edhe drejtorët komunal ët arsimit, të jenë më bashkëpunues me ju dhe faktorët tjerë të interesuar për arsim cilësorë .

“Krijimi i një  Arsimi cilësor,  është interes familjarë, interes shoqërorë e shtetërorë dhe  se të gjithë do të punojmë që kjo gjendje, pas vlerësimit të PISA –s, të jetë një  vetëdijesim kombëtarë e jo një  defetizëm”,  tha në fund ministri Bajrami. 

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.