MASHT

MAShTI dhe OSBE promovuan doracakun “Ndërkulturalizmi në Arsim”

25 Korrik, 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), promovuan doracakun “Ndërkulturalizmi në Arsim”, i cili është hartuar nga Divizioni për Kurrikula dhe Tekste në MAShTI dhe OSBE, në bashkëpunim me mësimdhënës nga komuna dhe komunitete të ndryshme të Kosovës dhe Qendra për Dialog ‘Nansen’ nga Shkupi.

Ministrja Nagavci me këtë rast tha se, doracaku “Ndërkulturalizmi në Arsim”është një instrument tejet i dobishëm për të gjitha shkollat tona. Nagavci theksoi se, Kosova është shembull i multikulturalizmit dhe multigjuhësisë, pra i një shoqërie vitale me kapacitete të shumta dhe me perspektivë të hapur. 

Ndër të tjera, ministrja Nagavci tha se ky botim që po promovohet është i veçantë sepse është hartuar nga mësimdhënësit për mësimdhënësit, me një përmbajtje e cila ushqen respektin, tolerancën, besimin e shumë vlera të tjera universale njerëzore që na bashkojnë, duke ofruar bazën teorike dhe praktikat e duhura për të realizuar konceptin e ndërkulturalizmit në fushën e arsimit në Kosovë. 

Ministrja po ashtu tha se promovimi i dialogut mes komuniteteve është një ndër objektivat e PSAK 2022-2026, dhe doracaku është në harmoni të plotë me Kurrikulën e Arsimit Parauniversitar të Kosovës. 

Ajo falënderoi OSBE-në për mbështetjen e madhe në procesin e hartimit të doracakut, si dhe të gjithë ata që kanë punuar që sot ta kemi në duar një instrument të një rëndësie të veçantë.

Ndërsa, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenportvlerësoi se doracaku “Ndërkulturalizmi në Arsim” është njëmaterial shumë i rëndësishëm nëse potenciali i tij shfrytëzohet plotësisht.

Last modified: 25 Korrik, 2023

Comments are closed.