MASHT

MASHTI DHE AMBASADA E FRANCËS ME MARRËVESHJE PËR BASHKËFINANCIM TË BURSAVE NË NIVELIN MASTER

6 Dhjetor, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, kanë nënshkruar sot Marrëveshje për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin Master.

Ministrja Nagavci, me këtë rast, falënderoi shtetin francez për mbështetjen që ka dhënë për arsimin në Kosovë dhe për mundësitë që u janë dhënë në vazhdmësi të rinjve tanë për të studiuar dhe për tu ngritur profesionalisht në universitetet franceze. 

Ministrja theksoi se iniciativa e përbashkët për ofrimin e bursave për studentët kosovarë të nivelit të studimeve Master është në vazhdën e bashkëpunimit të suksesshëm në fushën e arsimit në mes të dy vendeve.

Ndërkaq, Ambasadori i Francës, Oliver Guerot, është shprehur i kënaqur që kjo mundësi po u ofrohet të rinjve në Kosovë, e që studimi në këto universitete do t’i rrisë edhe mundësitë e punësueshmërisë së të diplomuarve.

Sipas kësaj Marrëveshje, përzgjedhja e studentëve bëhet në bazë të kritereve dhe profileve të përcaktuara nga MAShTI dhe Ambasada.

Studentët e përzgjedhur duhet të jenë studentë të dalluar, të diplomuar në institucione të akredituara të arsimit të lartë në Kosovë. Ata do të ndjekin studimet Master në universitetet më të mira franceze.

Kohëzgjatja e programit të bursave do të jetë gjashtë  (6) vjeçare dhe do të zbatohet në vitet akademike 2022/2023, 2024-/2025 dhe 2026/2027.

Last modified: 6 Dhjetor, 2022

Comments are closed.