MASHT

MASHT: Instituti Ndërkombëtar për Teknologji të Qëndrueshme përcaktohet për të avancuar terapinë kundër kancerit

30 Mars, 2018

Në takimin e dytë të Komitetit Drejtues të Institutit Ndërkombëtar të Evropës Juglindore për Teknologji të Qëndrueshme, që po mbahet në Tiranë, po marrin pjesë zëvendësministri i MAShT, Arbër Geci dhe këshilltari i Ministrit, Baton Dushi. Në këtë takim është miratuar vendimi për orientimin e këtij Instituti në hulumtimet e fundit shkencore për Terapinë Tumorale dhe Hulumtimin Biomedik, si një nga problemet më shqetësuese të rajonit.

Ky Institut ka për qëllim të fuqizojë bashkëpunimin rajonal në kërkimin dhe zhvillimin shkencor dhe teknologjik, bazuar në një strukturë të gjerë që mundëson aktivitete shkencore dhe teknologjike konkurruese ndërkombëtare dhe është një mjet i rëndësishëm për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe një instrument i rëndësishëm për nxitjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm teknologjik e shkencor nëpërmjet përpjekjeve dhe angazhimeve të përbashkëta.
Deklarata e “Themelimit të Institutit Ndërkombëtar të Evropës Juglindore për Teknologji të Qëndrueshme” u nënshkrua në CERN më 25 tetor 2017, nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe nga përfaqësuesit e vendeve të Rajonit.

Last modified: 24 Gusht, 2022

Comments are closed.