MASHT

MAShT-i hartoi Draftligjin për Arsmin e të Rriturve dhe atë për Arsimin Profesional

15 Mars, 2012

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka filluar procesin e rishikimit të Ligjit për Arsimin e të Rriturve dhe Ligjin për Arsimin dhe Aftësimin Profesional të Kosovës. Me këtë punë, MAShT, po vazhdon me procesin e kompletimit të infrastrukturës ligjore bashkëkohore, që siguron një përspektivë të qëndrueshme të proceseve arsimore në Kosovë.

Procesi i rishikimi po bëhet në bazë të nevojave të brendshme për ndryshime dhe në bazë të rekomandimeve që kanë dalë nga raporti i progresit i Komisionit Evropian . “Arsimi profesional është prioritet i vendeve evropiane, gjë që duhet të jetë edhe për ne, duke pasur parasysh përspektivën zhvillimore të vendit, ndikimin e arsimit profesional në këtë aspekt. Unë besoj se kjo që po bëni ju, ky kompletim i infrastrukturës ligjore në vazhdimësi, sipas standardeve bashkëkohore, është më se e nevojshme jo vetëm për shkak të rekomandimeve nga raporti i progresit, por edhe nga nevojat e brendshme dhe zhvillimet që do të pasojnë në të ardhmen në fushën e arsimit”, tha ministri Buja .

Ndryshe , këto ndryshime kanë për qëllim edhe harmonizimin e akteve normative me Korizën Kombëtare dhe Kornizën Evropiane të Kualifikimeve, por edhe Kurrikulin e ri të Kosovës dhe dokumenteve tjera startegjike zhvillimore të arsimit. Drafti i parë po hartohet nga zyrtarët e MAShT-it dhe ekspertë ndërkombëtarë, në mbështetje financiare nga “DVV Internacional” – OJQ nga Gjermania .

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.