MASHT

KRYEMINISTRI HOTI DHE MINISTRI LIKAJ VIZITUAN SHKOLLËN “DARDANIA” ME RASTIN E PËRFUNDIMIT TË PERIUDHËS SË PARË TË VITIT SHKOLLOR

21 Dhjetor, 2020

21 Dhjetor 2020

Me rastin e përfundimit të periudhës së parë të vitit shkollor 2020/2021, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj bashkë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, vizituan Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Dardania” në Prishtinë.

Nga aty, kryeministri Hoti dhe ministri Likaj uruan mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për përfundimin e periudhës së parë të vitit shkollor dhe i falënderuan ata për përkushtimin që pavarësisht të gjitha vështirësive që ka shkaktuar pandemia, është arritur të përfundohet kjo periudhë me sukses.Me këtë rast, ministri Likaj, ndër të tjera theksoi faktin se, Ministria e Arsimit tashmë ka adaptuar kalendarin e vitit shkollor dhe ka hartuar një udhëzues për mësimdhënës se çfarë detyra mund t’iu jepen nxënësve dhe cilat aktivitete mund të realizohen gjatë pushimit me nxënës, në mënyrë që të kompenzohen orët e humbura.Po ashtu, ministri Likaj theksoi se MASh do të fillojë të shpërndajë nga sot 270 laptopë për mësimdhënës, nga stoqet e MASh, dhe do të vazhdojë me kontigjente të tjera nga buxheti i Ministrisë, por edhe nga donatorët, ndërsa do të kujdeset edhe për zhvillimin profesional të mësimdhënësve, si dhe trajnimin e tyre, sidomos në përdorimin e teknologjisë.

Last modified: 1 Shkurt, 2023

Comments are closed.