MASHT

KOMUNIKATË: KQSHM BËN TË DITUR SE NUK KA ULJE TË KRITERIT TË KALUESHMËRISË NË PROVIMIN E MATURËS

15 Shtator, 2015

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM), pas mbledhjes e mbajtur sot, njofton se nuk ka ulje të kriterit të kalueshmërisë në Provimin e Maturës Shtetërore 2015. 
Duke qenë se gjatë ditës kanë qarkulluar të pavërteta lidhur me pragun e kalueshmërisë, sidomos në rrjetet sociale, KQShM bën të ditur se pragu i kalueshmërisë mbetet i njëjtë, pra 50 përqind, ose 100 pikë.
Kryetari i KQShM-së, z. Azem Guri iu bën thirrje drejtorive komunale të arsimit dhe drejtorëve të shkollave që të mos bien pre e kësaj të pavërtete. Çdo veprim që është jashtë rregullave të përcaktuara nga KQShM, nuk do të jetë i vlefshëm.  

Last modified: 27 Maj, 2022

Comments are closed.