MASHT

Komunikatë

25 Maj, 2011

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë shprehë keqardhje të thellë dhe shqetësim me rastin e ngjarjes tragjike e cila ndodhi diten e martë – 24 maj, në afërsi të gjimnazit  “Sami Frashëri” të Prishtinës , me ç’rast pas një zënke për shkaqe të panjohura është vrarë me armë zjarri Muhamet Cakaj si dhe janë plagosur nxënësit Alban (nx.kl XII-1) dhe Taulant Kadrolli (nx. kl. X.).

Me këtë rast ministri i Arsimit, Ramë Buja, shprehë ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit Muhamet Cakaj njëherësh uron shërim të suksesshëm të plagosurit Alban Kadrolli, i cili po kurohet në spitalin e Prishtinës.

Ministri Buja, gjithashtu, bën apel në radhë të parë tek prindërit dhe përgjegjësit e institucioneve të vendit, por edhe mbarë shoqërisë kosovare që të ushtrojnë ndikimin e tyre përditë tek fëmijët e tyre ( nxënësit), të rinjtë tjerë që nuk i përkasin shkollës, me qëllim të parandalimit të dhunës në shkollë dhe përreth saj.

MASHT-i ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me institucionet përkatëse ku janë të ndara kompetencat dhe përgjegjësitë e secilit për këtë çështje dhe po punohet shumë në aspektin e vetëdijësimit për rrezikun dhe pasojat në raste të tilla, por kontributi i familjes, shkollës dhe shoqërisë në këtë drejtim është i pazëvendësueshëm .

Urojmë që në të ardhmen të mos ketë këso rastesh dhe fëmijët tanë në shkollë të ndjejnë veten të sigurtë e të jenë të vetëdijshëm për synimet dhe të ardhmen e tyre të ndritshme, e cila mund të arrihet vetëm përmes arsimimit dhe edukimit të mirfilltë.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.