MASHT

KOMISIONI QENDROR SHTETËROR I MATURËS (KQSHM) NJOFTON SE TESTET JANË SHPËRNDARË ME KOHË NË TË GJITHA QENDRAT, KU ËSHTË PARAPARË TË MBAHET PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE PËR 33 MIJË MATURANTË

27 Maj, 2015

Po ashtu, sipas planit të paraparë, nëpër qendra janë shpërndarë edhe administruesit, mbikëqyrësit dhe monitoruesit, ndërsa pas pak çastesh, pra në orën 10:00, pritet të fillojë Provimi, i cili do të përfundojë në orën 13:00.

Provimi i Maturës këtë vit mbahet në ambiente të mbyllura, në klasë, duke i ndarë paralelet deri në 15 nxënës. Do të administrohet nga 2500 administrues dhe 500 mbikëqyres, ndërsa për çdo 5 administrues do të ketë një monitorues.
Do të jenë gjithsej 250 qendra të testimit, kryetarët e të cilave do të jenë nga MAShT dhe universitetet publike. Për sigurimin e ambientit po kujdeset Policia e Kosovës, e cila është kujdesur edhe për shpërndarjen e testeve.

I tërë procesi do të monitorohet edhe nga Kallxo.com, e po ashtu edhe nga shoqëria civile.

Last modified: 27 Maj, 2022

Comments are closed.