MASHT

Këshilli i ekspertëve për programe dhe tekste shkollore mbajti takimin e parë konstituiv

23 Shkurt, 2018

Zv/ministri Heset Sahiti mori pjesë në takimin e konstituiv të Këshilli i ekspertëve për programe dhe tekste shkollore , me q`rast theksoi rolin e këtij këshilli i cili ka për qëllim që të kujdeset për programe dhe tekste mësimore cilësore , njëherësh uroi që të kenë sukses në përmbushjen e misionit që kanë.

Në këtë takim u fol edhe për angazhimet dhe përgjegjësitë që do t`i ketë ky këshill në të ardhmen , punët dhe aktivitetet që do ti zhvilloi, sa i përket politikave programore dhe teksteve shkollore, adekuat me kurrikulën e re të Kosovës , me qëllim që të kemi një arsim më cilësor .

Në këtë takim gjithashtu u theksua se është jashtëzakonisht me rëndësi që të kemi tekste të mira shkollore pa marrë parasysh kohëzgjatjen e këtij procesi por  gjithashtu u theksua edhe nevoja për pajisje të shkollave me mjete mësimore me qëllim të zbatimit të suksesshëm të kurrikulës së re .

Në përbërje të Këshilli të ekspertëve për programe dhe tekste shkollore, janë ekspert të fushave të ndryshme arsimore që vijnë nga institucionet e larta arsimore të vendin,  përfshirë këtu edhe zyrtarë të lartë  të MAShT . 

Last modified: 24 Gusht, 2022

Comments are closed.