MASHT

Është përuruar Kampusi Universitar në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë

7 Mars, 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Ngavci dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përuruan sot Kampusin Universitar në Universitetin “Isa Boletini”, në Mitrovicë. Në këtë ceremoni të pranishëm ishin zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Taulant Kelmendi së bashku me këshilltarin e lartë, Muhedin Nushi, kryetari i komunës së Mitrovices, Bedri Hamza, si dhe rektorja e Universitetit “Isa Boletini”, Nurtene Deva.

Qëllimi i këtyre investimeve është krijimi i kushteve sa më të mira për studentët dhe kompletimi i kampusit të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se, është i nderuar që gjendet në Universitetin e Mitrovicës për të festuar 11 vjetorin e themelimit. Kryeministri theksoi se historia e popullit tonë është e lidhur ngushtë me universitetin ku nga aty kanë dalë shumë elita profesionale, kulturore, politike, që i kanë prirë popullit tonë për çlirim dhe për krijimin e Republikës së Kosovës.

Ministrja Arbërie Nagavci në fjalën e saj të rastit tha se si Ministri e Arsimit kemi pasur në fokus zhvillimin e arsimit të lartë në tërë vendin ku sidomos në këto tri vite, kemi shënuar një varg arritjesh, duke punuar me ritme intensive si asnjëherë më parë në disa drejtime paralelisht.

Ministrja Nagavci tha se në kuadër të masave stimuluese e lehtësuese, kemi hequr pagesat e semstrave për universitetet publike, kemi ofruar mbështetje me anë të bursave në programet BA, MA dhe Doktoratë, kemi ofruar mbështetje me bursa për studentët në STEM, për ata me notë mesatare të lartë, për komunitetet, për studentët me aftësi të kufizuara, për ata student që studiojnë në 500 universitetet më të mira të botës.

Ministrja Nagavci ka bërë të ditur se, për të ngritur cilësinë e arsimit të lartë, është miratuar në Kuvend Ligji për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, gjithashtu për të thelluar avancimin shkencor ka filluar përsëri puna e Këshillit Kombëtar të Shkencës, është ngritur platforma KRIS – sistemi kosovar për informata mbi hulumtime.

Ndërkaq, ministri Xhelal Sveçla tha se, ndihet i nderuar dhe i lumtur që gjendet në këtë manifestim me rastin e festimit të 11 vjetorit të themelimit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe përurimin e objektit të ri të mensës dhe konvikteve.

Ai u shpreh i lumtur se si Ministri e Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike janë angazhuar në një projekt të tillë, i cili mundëson hapësira dhe komoditet jetese dhe studimi për studentët.

Këto investime të financuara nga MPBAP, në përgjithësi kapin vlerën mbi 6 milionë euro.

+6

Last modified: 7 Mars, 2024

Comments are closed.