MASHT

Edhe 50 bursa për studentët kosovarë në Universitetin e Sheffield-it

27 Prill, 2012

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, dhe Ioannis Ververidis, rektori i Universitetit të Sheffieldy me seli në Selanik, nënshkruan Marrëveshje – Protokol Bashkëpunimi për raundin e ri të bursave.

Me këtë marrëveshje ofrohet asistencë teknike nga Departamenti i Arsimit të Universitetit të Sheffielldit drejt organizimit të fëmijërisë së hershme ose arsimit fillor dhe të mesëm dhe bashkëpunim në hulumtim, teknologji dhe inovacion.

Ministri Buja me këtë rast tha se “po nënshkruajmë marrëveshje të radhës me Universitetin e Sheffield-it për 50 bursa për studentët e niveleve të ndryshme. Jemi shumë falënderues për këtë ndihmesë dhe kujdes të vazhdueshëm, i cili vazhdon të jetë me qasje shumë serioze dhe të përkushtuar për të qenë studentët tanë të trajtuar si është më së miri. Jemi të gëzuar edhe për faktin se studentët tanë do të pajisen me dije vërtetë serioze për të qenë në nivelin e asaj që dëshirojmë për ta pasur në Kosovë”, tha ministri Buja.

Ndërkaq, rektori Ioannis Ververidis, ka falënderuar ministrin Buja për bashkëpunim, i cili po rezulton edhe me 50 bursa për studentët kosovarë . “Jam krenar që studentët tanë tashmë janë në pozita të ndryshme të larta në shtete të rajonit. Këtë vit po japim më shumë bursa se vitin e kaluar që ka vlerë 700 mijë euro”, tha z. Ververidis dhe shtoi se fituesve do t’iu ofrojnë mundësi unike studimi në një ambient ndërkombëtarë. “Ata do të kenë mundësi të komunikojnë edhe me studentë të vendeve tjera të rajonit”, tha ai.

Rektori Ververidis, gjithashtu sqaroi se janë 4 lloje të bursave: për ata që kanë kryer Bachelor dhe duan të ndjekin studimet Master, bursa të nivelit MBA i cili është për punonjësit e sektorit publik dhe bursa të nivelit të doktoraturës.

Ky bashkëpunim do të realizohet përmes Qendrës së Hulumtimit të Evropës Jug-Lindore (QHEJL), ndërkaq hulumtimet në QHEJL i adresohen tri fushave të gjëra:
· Ndërmarrësia, inovacioni dhe zhvillimi i Biznesit dhe Ekonomisë.
· Teknologjitë e Informimit dhe Komunikimit;
· Zhvillimi shoqëror dhe njerëzor: Psikologji, Shkenca Politike, Sociologji dhe ndjekja e arsim dhe hulumtimit

Përfituesit e bursave pritet të jetojnë në Selanik (Greqi) për programet me kohë të plotë dhe të udhëtojnë në Selanik në fundjavat e planifikuara për programet MBA dhe PhD, deri në përfundimin e studimeve të tyre. Diploma jepet drejtpërdrejtë nga Universiteti i Sheffield.

Konkursi për bursat do të shpallet më 1 maj, ndërkaq përzgjedhjen apo seleksionimin e kandidatëve do ta bëjë stafi i Univeristetit të Shefieldit.

Universiteti Shefieldit hyn në grupin e 100 universiteteve më të mira në botë dhe 25 universiteteve më të mira në Evropë, ndërsa ka fituar 5 çmime Nobel.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.