Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), përmes Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar sot, janë pajtuar për bashkëpunim në implementimin e projektin “Mendjet për Paqen: Rritja e shërbimeve të shëndetit mendor në arsimin bazë për të nxitur paqen”.
![](https://masht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/09/375455702-677613144398055-2627001558052939718-n-1024x683.jpg)
Përmes këtij projekti, ku sponzor pritës është Klubi Rotarian Prishtina Dardania dhe sponsor ndërkombëtar Keystone-District 7280, ShBA, si dhe i financuar nga një Grant i Fondacionit Rotarian, synohet përmirësimi dhe promovimi i shërbimeve të shëndetit mendor për nxënësit e shkollave të mesme të ulëta në Prishtinë dhe Gjilan.
Përveç kësaj, përmes këtij projekti do të trajnohen deri në 25 psikologë shkollorë për të ndërtuar kapacitete në Qasjet e Informuara për Traumën, si dhe do të ofrohen shërbime nga psikologë të trajnuar 250 nxënës të shkollave.
![](https://masht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/09/375064446-677613101064726-4703159353349377123-n-1024x683.jpg)
Last modified: 6 Shtator, 2023