Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Anila Statovci- Demaj ka marrë pjesë në Konferencën për shënimin e Ditës botërore për internet të sigurt “Vepro për internet të sigurt” të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në bashkëpunim me Organizatën për mbrojtjen e fëmijëve Save the Children, Komitetin Kosovar për Ditën e Internetit të Sigurt dhe Qendrën për studime të avancuara FIT.
Zv/ ministrja Statovci- Demaj ka theksuar se, Kosova është duke shkuar kah trendi i digjitalizmit dhe edukimit modern, ku përdorimi i internetitit është i nënkuptueshëm.
Statovci- Demaj vlerësoi se, diskutimi i përdorimit të internetit të sigurtë është temë jashtëzakonisht e rëndësishme, duke qenë se fëmijët që nga lindja, përmes prindërve si akter po bëhen pjesë e internetit, ndërkohë që përdorimit aktiv apo pasiv të internetit po i ekspozohen në një moshë të hershme.
“Ministrisë së Arsimit i takon që të merret në mënyrë aktive me përcaktimin e standardeve për përdorimin e drejtë dhe efektiv të internetit”, theksoi Statovci- Demaj, ndërkaq foli edhe për lansimin e portalit informativ E- edukimi, i cili ngërthen në vete gjithë akterët, të cilët janë pjesë e sistemit të arsimit parauniversitar dhe siguron atraktivitet në mësimnxënie.
“Dita për internet të sigurt” nga viti 2005 shënohet nga rrjeti Insafe me qendër në Bruksel me qëllim të rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes nga rreziqet në internet. Që nga kjo kohë pjesë e rrjetit janë mbi 100 shtete të botës, ndërkaq nga viti 2014 është anëtarësuar edhe Kosova nëpërmjet Komitetit Kosovar për Ditën e Internetit të Sigurt-KKDIS. MASHT sikur edhe shume institucione është pjesë e KKDIS.
Përveç, MAShT- it në konferencë prezantuan punën e tyre rreth mbrojtjes së fëmijëve në internt institucionet relevante si: Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale, Policia e Kosovës, Posta dhe Telekomi i Kosovës, Qendra për studime të avancuara Fit dhe Qendra për arim e Kososvës-KEC
Last modified: 30 Gusht, 2022