MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në ceremoninë e shpalljes së 52 studentëve finalist për Programin Lidershipi Transformues –Bursat dhe Partneritetet

5 Shkurt, 2016

Ministri i Arsimimit Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami, mori pjesë në ceremoninë e shpalljes së 52 studentëve finalist, fitues të bursave për studime master në kuadër të Programit të Lidershipit Transformues-Bursat dhe Partneriteti, të mbështetur nga USAID-i.

Kjo është gjenerata e tretë e studentëve tanë të cilët do të aftësohen në disa universitete amerikane, në fusha të ndryshme siç janë : Sundimi i Ligjit; Administratë Publike; Menaxhment; Ekonomi; Edukim; Inxhinieri;  Sistem të Informatave, si dhe Studime Gjinore dhe Interdisiplinore .
 
Ministri Bajrami, me  këtë rast ka uruar studentët finalist për këtë mundësi që kanë  për t`marrur  njohuri profesionale nga përvojat  më të mira amerikane.
 
“Kjo është një ngjarje e rëndësishme  për studentët dhe Kosovën,  sepse këta të rinj përmes një përzgjedhjeje  profesionale, tashmë kanë fituar qysh sot , gjysmën  e betejës që ti bëjnë realitet ëndrrat e tyre për përgatitje profesionale, lidership të ri” tha ministri Bajrami


 Ministri Bajrami, vlerësoi se ky është projekti më i rëndësishëm  që Qeveria e Kosovës, ka realizuar në bashkëpunim me popullin amerikan  dhe tha se  do të ketë një impakt të fuqishëm në rritjen e kualitetit  të cilësisë së arsimit të lartë .

Ndërsa shtoi ky partneritet do  të kontribuoi në komunitetin akademik, në komunitetin e biznesit dhe në tërë reformimin e administratës.

Duke uruar  studentët për suksese  në arritjet e tyre profesionale , ministri Bajrami ndër tjera  tha se  kjo është një mundësi e mirë për ju dhe vendin tonë .
 
“Ëndrra e juaj për të marrë një edukim të avancuar, për tu kthyer në vendin tuaj dhe për të ndihmuar vendin tuaj në transformimin e përgjithshëm të demokracisë sonë të re, do të bëhet realitet. Ju  të dashur studentë, do të keni një fat të madh që të shkoni në Amerikë  dhe jo vetëm të arrini një edukim cilësorë por edhe të sjellni përvojat dhe filozofinë e të jetuarit në këtë shtet shumë të zhvilluar “,  tha në fund ministri Bajrami . 
 
Ndërsa James Hope , drejtor i programit të USAID-it në Kosovë , ndër tjera tha se  Qeveria amerikane  po vazhdon bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit dhe  Universitetin e Prishtinës , ku  përzgjidhen studentët e dalluar kosovarë nga të gjitha komunitetet për studime ne universitetet amerikane .
 “ Ky program është i rëndësishëm për Kosovën, për transformimin e lidershipit dhe procese tjera zhvillimore të vendit tuaj” tha z Hope . .

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.