MASHT

Ministri Bajrami priti përfaqësuesit e rrjetit Microsoft

14 Janar, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), z. Arsim Bajrami priti në takim drejtorin e Agjencisë për Shoqëri të Informacionit, z. Kujtim Gashi dhe përfaqësues të rrjetit Microsoft, të kryesuar nga z. Oliver Zofic, këshilltar i Microsoft-it për Teknologji të Edukimit për Evropën Qendrore dhe Lindore, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit.

Ministri Bajrami, me këtë rast tha se, rrjeti Microsoft është një ndër kompanitë më të mëdha, e cila ka bërë ndryshime në zhvillimin e teknologjisë informative. Ai falenderoi këtë kompani për ndihmën që ka dhënë për Kosovën në fushën e digjitalizimit, ndërsa kërkoi mbështetjen e mëtutjeshme.

“Digjitalizimi në sistemin arsimor na ndihmon jashtëzakonisht shumë dhe na e bën më të lehtë rrugën drejt arritjes së synimit tonë që është ngritja e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit dhe kjo është një prej segmenteve ku bashkëpunimi me Microsoft do të ishte shumë i nevojshëm”, tha ministri Bajrami.

Ndërsa, z. Kujtim Gashi dhe z. Oliver Zofic, i uruan detyrën e re ministrit Bajrami dhe shprehën gatishmërinë e bashkëpunimit në drejtim të realizimit të planeve të MAShT për digjitalizim në sistemin arsimor të Kosovës

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.