MASHT

Ministri Bajrami priti në takim shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë

13 Janar, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami priti në takim shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtnë, z. Andrew Forde, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në arsim dhe prioritetet në këtë fushë.

Ministri Bajrami falenderoi KE-në për ndihmën që ka dhënë deri më tani në të gjitha fushat e jetës në Kosovë, e veçanërisht në fushën e arsimit dhe kërkoi mbështetjen e mëtutjeshme në drejtim të realizimit të synimit për ngritje të cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit.

Ministri tha se do ta ketë në fokus arsimin e lartë, por edhe të gjitha nivelet tjera të arsimit, sepse theksoi se vetëm me arsim cilësor do të mund të ketë zhvillim ekonomik të vendit.

Ndërsa, shefi i Zyrës së KE-së në Kosovë, z. Frode, ka uruar ministrin Bajrami për detyrën e re dhe ka premtuar mbështetjen e KE-së në arsim, pasiqë theksoi se arsimi është çështje vitale për një shoqëri të përparuar demokratike dhe të zhvilluar ekonomikisht.

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.