E nderuara familja Bajraktari, Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Prof.Dr. Ismet Bajraktari.
Profesor Bajraktari, më shumë se katër dekada të jetës së tij, ia kushtoi arsimimit të brezave të rinj, duke dhënë kështu një kontribut të madh në zhvillimin e arsimit, e në veçanti të Universitetit të Prishtinës.
Përkushtimi i tij në punën me studentë, por edhe në punën shkencore, si dhe personaliteti i tij, e vendosin profesor Bajraktarin në memorien e arsimit shqip, si një nga emrat më kontributdhënës.
Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Me respekt,
Arsim Bajrami – ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Last modified: 29 Gusht, 2022