MASHT

Vihet gurthemeli i shkollës fillore në Pozhoran

2 Dhjetor, 2016

Zëvendësministri i Arsimit z .Mevludin Krasniqi , zëvendësministri i Administratës Publike z .Hajrerdin Hyseni, dhe kryetari i komunës së Vitisë z . Sokol Haliti, kanë vënë gurthemelin e shkollës fillore të mesme të ulët “ Halil Alidema” në Pozhoran të Vitisë .

Me këtë rast  zëvendësministri Krasniqi, është shprehur se ndjehet privilegjuar që ka rastin të vej gurin themeltar për ndërtimin e shkollës në Pozhoran, që me krenari e mbanë emrin e një burri të madh, një njeriu liridashës dhe arsimdashës,heroit te  Halil Alidema . 

 “Janë shumë breza që kanë kaluar nëpër shkollat e Pozhoranit , shumë veteran  arsimdashës  e shumë kuadro që i kanë shërbyer Pozhoranit, Vitisë dhe gjithë  Kosovës “  tha zv/ministri Krasniqi .

Në vazhdim, zv/ministri Krasniqi, duke uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e ndërtimit të shkollës së re, tha se Qeveria e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar që të krijojë hapësira të mjaftueshme shkollore për mësimdhënie e mësimnxënie, andaj dhe kjo shkollë do të ketë hapësira të mjaftueshme dhe moderne për zhvillimin e procesit mësimor bashkëkohorë dhe ngritjen e cilësisë në arsim theksoi zv/ministri Krasniqi, i cili shtoi se krahas objektit shkollorë, do të ndërtohet edhe Salla e Sporteve, e cila gjithashtu do të jetë  moderne dhe do të ofroi kushte optimale për edukimin dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive të nxënësve, tha zv/ministri Krasniqi.

Të pranishmit i kanë  përshëndetur edhe zv/ministri  Administratës Publike z. Hajredin Hyseni dhe kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti .

Shkolla fillore në Pozhoran ka filluar së punuari në vitin 1908 ndërsa aktualisht numëron mbi 600 nxënës . 

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.