MASHT

Ministri Bajrami pas rezultateve të PISA-s kërkoi mbështetjen e Finlandës për përmirësimin e cilësisë në arsim.

14 Dhjetor, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z .Arsim Bajrami, ka pritur sot në një takim ambasadoren e Finlandës znj.Anne Huhtamaki, me të cilën bisedoi lidhur me vlerësimin e PISA-s 2015, njëherësh kërkoi mbështetjen me ekspert arsimor të këtij vendi që të sanohet , përkatësisht përmirësohet performanca e mësimdhënësve dhe shkollave, si dhe cilësia në arsim përgjithësisht.

 Ministri Bajrami, ka falënderuar ambasadoren e Finlandës, znj. Anne Huhtamaki për gjithë mbështetjen që ky shtet i ka bërë zhvillimit të reformave në  arsimin e Kosovës, njëherësh shprehu shqetësimet e tija për rezultatet jo të mira të vlerësimit ndërkombëtar PISA 2015, për çka tha se na obligon  dhe mobilizon që të reflektojmë se çfarë duhet të bëjmë më tutje, çfarë duhet të ndryshojmë që te kemi një arsim cilësorë çfarë e dëshirojmë dhe që meriton rinia jonë.

“ Ne kemi nevojë ende që ju si një nga vendet me arsim më të zhvilluar në botë , të  na ofroni ekspertizën tuaj profesionale  që të përmirësojmë performancën ,  veçanërisht në Arsimin Parauniversitar” tha ministri Bajrami. 

Nga ana e sajë Ambasadorja  Anne Huhtamaki  tha se nga perspektiva e Finlandës,  është jashtëzakonisht e rëndësishme pjesëmarrja e Kosovës  në vlerësimin PISA 2015,   por theksoi e ky rezultat nuk duhet të ju dekurajojë  dhe se gjendja mund dhe duhet të përmirësohet , ndërsa shprehu gatishmërinë që vendi i saj ta ndihmojë Kosovën  me ekspert arsimorë në fusha të caktuara .

Last modified: 29 Gusht, 2022