MASHT

Ministri Bajrami bisedoi me përfaqësuesit e SBAShK-ut për rezultatet e PISA-s

14 Dhjetor, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur sot në takim kryetarin e SBAShK-ut, z. Rrahman Jashari dhe zyrtarin financiar të kësaj Sindikate, z. Ymer Ymeri, me të cilët ka biseduar për rezultatet e vlerësimit ndërkombëtar PISA dhe masat të cilat i ka ndërmarrë MAShT pas publikimit të këtyre rezultateve.

Ministri Bajrami ka kërkuar nga përfaqëuesit e Sindikatës që në cilësi të partnerit të MAShT të ofrojnë përkrahjen e tyre në drejtim të avancimit të cilësisë në arsim, ndërsa theksoi se SBAShK-u do të vazhdojë të jetë pjesë e proceseve të rëndësishme.

Ministri, po ashtu përmendi edhe punën që po bëhet në rishikimin e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit të viteve 90/99. 

Përfaqësuesit e SBAShK-ut shprehën gatishmëri që të jenë pjesë e të gjitha proceseve të rëndësishme në sektorin e arsimit. 

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.